Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka pranuar se është i fiksuar në Kosovën madje sipas tij problemi që ka me këtë çështje është më i madhi në karrierën e tij politike.
”Jam i obsesionuar me Kosovën” ka rrëfyer ai në një intervistë për Financial Times, ndërsa ka deklaruar po ashtu se pa e zgjidhur problemin me çështjen e Kosovës ”çdo gjë që ka arritur deri tani do të ishte e parëndësishme”, njofton Klan Kosova.
Derisa për ndërkombëtarët sipas Financial Times, Vuçiq shihet politikan proeuropian, ky medium nuk ka harruar të theksojë se ai nisi karrierën e tij si ultranacionalist me deklarimin e tij të dhënë pas masakrës së Srebrenicës më 1995 që: ”Për çdo serb të vrarë, do të vrasim 100 myslimanë”.
Më tej është potencuar dhe fakti se Presidenti aktual i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dikur shërbeu si ministër në Administratën e Sllobodan Millosheviqit, por theksohet se më 2018 Vuçiq bashkë me disa kolegë u ndan nga Vojisllav Sheshel duke formuar kështu Partinë Progresive Serbe, njofton Klan Kosova.