Rrjeti i kërkimit të krimit dhe korrupsionit KRIK zbuloi, bazuar në korrespondencën në aplikacionin Sky, se ish-ministri i policisë dhe një ish-zyrtar i lartë i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë ishin në komunikim me Darko Shariqin, i cili akuzohet për kontrabandë 5 ton kokainë.

Sipas të njëjtit hetim KRIK, ata zyrtarë fshiheshin pas emrave të koduar – Edo dhe Markus. Sipas KRIK, emri që po ashtu është përmendur shpesh është Oskar, i cili aludohet si shefi kryesor.

Pavarësisht kësaj, KRIKthekson se as policia dhe as prokuroria kompetente nuk kanë tentuar ta identifikojnë Oskarin.

Partitë opozitare dhe gazetarët në Serbi tregojnë se bosi misterioz nga korrespondenca është në të vërtetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Al Jazeera Balkans (@ajbalkans)