Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, takoi sot imamin e njohur shqiptar, Labinot Maliqi.

Në një takim të ngrohtë mes dy palëve, Hargreaves dhe Maliqi patën mundësinë të flasin për çështje të ndryshme, sidomos për tolerancën fetare dhe parandalimin e ekstremizmit radikal.

Ky takim me Maliqin, Hargreavesit i paraprin në takimet e tjera me liderët fetarë në Kosovë.

“Jam frymëzuar sot nga përkushtimi i imamit Labinot Maliqit për parandalimin e ekstremizmit radikal, promovimin e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve fetare të Kosovës dhe luftimin e racizmit dhe ksenofobisë. Mezi pres diskutime të mëtejshme me të gjithë liderët fetarë të Kosovës” shkroi ambasadori britanik.

Pas takimit, imami Maliqi patjetër që do t’i dhuronte një dhuratë simbolike me hartën e Kosovës në të.