Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovës, Ruairi O’Connell ka shprehur ngushëllime për vdekjen e legjendës së futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
O’Connell përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, është shprehur i nderuar që ka pasur rastin të ketë shok Fadil Vokrrin. Ai e ka konsideruar si gjigant të sportit dhe realizatorin e ëndrrës kosovare për anëtarësim në FIFA.
O’Connell ka ngritur lartë edhe personalitetin e Vokrrit, si person modest e madhështor.
Më poshtë gjeni postimin e plotë:
Pata nderin ta konsiderojë Fadil Vokrri si shok. Fadili ka qenë gjigant i sportit e Kosovës. Mirë që Fadili ka realizuar ëndrrën e Kosovarëve që Kosova të anëtarësohet në FIFA dhe të marrë pjesë në konkurrencën ndërkombëtar. Ai ka qenë njeri shumë modest, por madhështor, dhe trashëgim i tij do të ketë efektin e pakrahasueshëm për gjeneratat në vijim.
Ngushllime për familjen, por edhe krejt Kosovën.