Shënohet viktima e parë me origjinë shqiptare nga tërmeti tragjik në Izmir.

Ambasadori shqiptar në Turqi, Kastriot Robo deklaron për Abc News se viktima është një grua me origjinë nga Kosova.


Viktima është Nazmie Doraja.

Ndërkohë që djali i saj është në gjendje të rëndë në spital, raporton për Abc News një student shqiptar në Izmir.

Nënë e bir u zunë poshtë nga rrënojat e tërmetit të fuqishëm që goditi ditën e djeshme Izmirin duke lënë shumë viktima dhe të lënduar.

Ndërkohë që kërkimet nën rrënoja ende vijojnë nga autoritetet turke.