Sot, kur po falej namazi i Fitër Bajramit, rruga kryesore që të çon për në fshatin Bradash ka qenë e bllokuar nga ana e kreut të Komunës, Agim Veliu, njofton Llapi.info
Një rast urgjent për të cilën ishte thirrur edhe ndihma e shpejtë, kjo e fundit u detyra të pres derisa të përfundonte falja e Fitër Bajramit. Gjithë kjo, pasi që sipas dëshmitarëve, vetura e të parit të Podujevës Agim Veliut, ishte e parkuar keq ku edhe kishte bllokuar rrugën.
Sipas dëshmitarëve, rasti emergjent nuk ishte në xhaminë e fshatit, derisa sipas pamjeve të dërguara, një banor dëgjohet duke thënë “Veç me shty andej me dorë”.
E në ndërkohë, një rast i tillë kishte ndodhur edhe në rrugën e xhamisë së vjetër, kur për t’u larguar një veturë e cila ishte parkuar keq u thirr edhe Policia.
Ndryshe, pak kohë më parë Veliu kishte publikuar pamje nga ceremonia e faljes së Fitër Bajramit, në xhaminë e fshatit Bradash, fshat ky i vendlindjes së tij.
“Momente pas faljes së namazit të Fiter Bajramit dhe urimet me bashkëvendasit në xhaminë e fshatit në Bradash”, ka shkruar Veliu sipër fotografive./Llapi.info