Ajo do të lë Kosovën për 2 javë, dhe në mes lotëve thotë se “Do më marrë shumë malli për mantijat, makiatot e Kosovës, si dhe njerëzit e mirë që kam takuar këtu”
Emri i saj është Sahar Naqvi, e lindur në Floridë të SHBA-ve, dhe tani është me banim në Teksas. Eksperienca e saj në Kosovë është shumë e mirë, por edhe sfiduese për shkak të origjinës së saj. Ajo ka ardhur në Kosovë me programin FULLBRIGHT, dhe është bërë profesoreshë ne Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Prishtinës.
Ajo e quan Kosovën shtëpi të sajën, vend të sajin. “Kur kam udhëtuar në Maltë me shoqëri, dhe më pastaj jam kthyer në Prishtinë, vetëm atëherë e kam kuptuar se sa shumë më ka munguar Prishtina, kjo ëshë shtëpia ime” është shprehur ajo për Gazetën Express.
Ajo se çfarë bënë ajo është mënyrë që të i mësoj ata për aftësitë e të mësuarit të gjuhës” Ajo thotë se ka debatuar me studentët e saj për religjionin, racizmin, si dhe disa tema që konsiderohen tabu këtu.
Eksperiencën e saj si një person akademik ka qenë shumë e mirë, pasi që ka arritur të njoh shumë nga perspektiva e studentëve dhe profesorëve që kanë qenë në Universitetin e Prishtinës.
“Sfidë shumë e madhe për mua gjatë qëndrimit në Kosovë, ka qenë periudha e dimrit. Unë vi nga një vend ku klima gjithmonë është e ngrohtë” ka thënë ajo.
Po ashtu, ajo ka shtuar se eksperienca e saj në Kosovë e ka rritur atë si person si në aspektin profesional po ashtu edhe në atë personal.
Sa i përket rreth asaj nëse ajo është ambientuar me Kosovë, Nahar ka thënë se “Unë kam tentuar të e mësoj gjuhën shqipe, historinë e Ballkanit dhe shqiptarëve”
Thotë se fjala e parë që ajo e ka mësuar në gjuhën shqipe ka qenë “hapur” ndërsa fjala e dytë ka qenë “uthull”. Kjo për shkak se djali i saj ka qenë në një qerdhe të femijëve shqiptar, dhe se po sëmurej gjatë gjithë kohës. Mësuesja e tij i kishte thënë asaj që ato po ia lanin këmbët atij me uthull. “E kam kuptuar vetëm pasi që kam shkuar në supermarket se çka do të thotë kjo fjalë, është shumë qesharake kjo histori” ka theksuar ajo.