Ish-zyrtari policor, Amir Hoxha është larguar edhe zyrtarisht nga Policia e Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur vetë Hoxha përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Zyrtarisht nuk jam më polic”, ka shkruar Hoxha.
Ndryshe, një qytetar kishte kërcënuar me jetë zyrtarin policor Amir Hoxha.
Ky kërcënim dyshohet të ishte bërë lidhur me një status të cilin Hoxha e bëri në Facebook, ku ankohej për mosdhënien e shujtave për policë ndërkohë që kritikonte luksin e deputetëve me naftë.