Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës ka reaguar sa i përket pranisë së gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë.
Përmes një reagimi, ata thonë se nuk është shqetësim prania e tyre në këtë pjesë, porse ata janë pjesë e rëndësishme e biodiversitetit, transmeton Indeksonline.
Më tej ata kanë jep këshilla se nuk duhet të shqetësohen ata, në mënyrë që të mos ketë ndonjë sulm eventual.
Ky është reagimi i tyre:
Prania e gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.
Masivi malor i Gërmisë paraqet një pasuri natyrore shumë të rëndësishme jo vetëm për Prishtinën me rrethinë por edhe tërë Kosovën. Gërmia është mjaftë e pasur me lloje bimore e shtazore si dhe vlera tjera të ruajtura të biodiversitetit.
Në këtë masiv deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).
Gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktiv e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohet. Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund të vijnë me pas.
Prania e gjarpërinjve nuk paraqet asnjë shqetësim për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë zonë dhe të shijojnë bukuritë e veçanta natyrore por gjithësi se duhet pas kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes.