Shtatë gabime drejtshkrimore është numri i gabimeve të cilat gjenden në një njoftim në korridorin e Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Është ky njoftim i cili nuk dihet se kush e ka lëshuar as kur është lëshuar, sepse ky njoftim nuk posedon vulë as datë të publikimit, por këtë njoftim më këto gabime mund ta gjeni në pjesën ku merren certifikatat e lindjes dhe ato familjare.
Ndërsa, teksti i njoftimit pa gabime do të duhej të ishte kështu: “Të gjithë qytetarët të cilët posedojnë Certifikata me emblemë të Republikës së Kosovës, janë valide dhe kanë afat për përdorim të mëtejmë në Kosovë. Nëse posedoni Certifikata me emblemë të Republikës së Kosovës, të gjitha janë valide dhe mund të përdoren brenda Kosovës”./Llapi.info