Profesori universitar Vigan Qorrolli ka thënë se kryetari i LDK’së Isa Mustafa duhet t’i kërkojë falje kosovarëve për futjen në politikë të, siç e ka quajtur ai, një naivi si Driton Selmanaj.

Qorrolli ka shkruar se kur kujtohen emrat e tjerë që ishin në LDK si Fehmi Agani e Sabri Hamiti të vjen të qash për LDK’në e sotme.

“Isa Mustafa duhet t’i kerkoje falje kosovareve per servirjen ne politike te nje naivi te frustruar njerezisht si Selman Dritonaj. Kur kujtohen Prof. Agani & Hamiti e gjigande te tjere, te vjen te qash per kete LDK te mjerësh”, ka shkruar ai në Twitter.

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u kritikua ashpër pas deklaratave për deputeten e VV’së Saranda Bogujevci mbi temën e të pagjeturve.

Selmanaj ka deklaruar se këto sulme janë të orkesturara ndaj tij dhe se deklarata e tij është keqinterpretuar.