Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka pritur sot në një takim anëtarë të Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Në takimin e sotëm të zhvilluar në Komunën e Podujevës, Nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari dhe anëtaret e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione,deputetet Luljeta Veselaj Gutaj dhe Mirjeta Kalludra-anëtare të komisionit, kanë biseduar lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga Diskriminimi.
Gjatë takimit nënkryetari Rudari i ka informuar anëtaret e komisionit lidhur me zbatimin e Ligjit për mbrojtje nga Diskriminimi.
Në këtë rast nënkryetari Rudari ka përmendur përmbushjen e detyrimeve ligjore, në përfshirjen e femrës në organet vendimmarrëse.
Nënkryetari Rudari gjithashtu theksoi se Komuna ka ndërmarrë hapa konkretë në integrimin e komuniteteve pakicë, personave me nevoja të veçanta dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Në takim ishin të pranishëm edhe shef i Zyrës për Komunitete dhe Kthim, zyrtarja për Barazi Gjinore dhe zyrtari për Persona të Pagjetur./Llapi.info