Sipas një burimi të Botapress, gazetë kjo e afërtë me LDK-në, kryetari i partisë Isa Mustafa ka vendosur që për nënkryetar të partisë të emëroj figurat kyçe në LDK, siç janë Haki Rugova, Agim Veliu e Lutfi Haziri. Që të tre këta emra që shumë shpejt pritet të emërohen si nënkryetar të LDK-së, janë kryetar në komunat nga të cilat vijnë.

Lidhja Demokratike e Kosovës pas mbajtjes së Kuvendit të VIII-të, zgjedhjes së kryetarit dhe të Këshillit të Përgjithshëm, tashmë është në fazën finale edhe të zgjedhjes së anëtarëve të rinj të kryesisë.

Burime të Botapress brenda LDK-së bëjnë me dije se shumë shpejt do të bëhet publike edhe lista me emrat e anëtarëve të kryesisë, listë e kjo e cila do të jetë e përbërë nga figura të reja të partisë.

Sipas këtij burimi kryetari Isa Mustafa ka vendosur që për nënkryetar të partisë të emëroj figurat kyçe në LDK, siç janë Haki Rugova, Agim Veliu e Lutfi Haziri. Që të tre këta emra që shumë shpejt pritet të emërohen si nënkryetar të LDK-së, janë kryetar në komunat nga të cilat vijnë.

Vjosa Osmani jo vetëm se nuk është përfshirë në Këshillin e Përgjithshëm, por ajo më nuk do të jetë as pjesë e kryesisë së LDK-së.