Anëtari i AAK-së në Komunën e Podujevës, Ilmi Llumnica, sot ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, transmeton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur vetë Llumnica në një postim në ‘Facebook’, duke thënë se skandalet e qeverisjes aktuale nuk kanë të ndalur.

“Unë AAK kamë aderuar në Vitin 2015 atëherë kur AAK dhe Ramush Haradinaj ishin fuqishëm kundër zajdnicës dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi , edhe pse isha shumë i zhgënjyer me koalicionin para zgjedhor prapë kam pasur një besim të kryeministri i Kosovës dhe kam vazhduar të qëndrojë si rezultat i Besimit ndaj tij.
Mirëpo ky besim filloj të zbehet në momentin kur për veten e tij dhe qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj u ngritën pagat 100%, përveç kësaj dëmet e mëdha i bëhen buxhetit të shtetit duke emruar rreth 23 ministri e rreth 100 zëvendësministra, skandalet nuk kanë të ndalur nga kjo qeveri e papërgjegjshme e cila hudhi ne votim virzionin e demarkacionit kufitar me Malin e zi që kishte kundërshtuar për plot 3 vjet më protestat masive të qytetarëve të Kosovës duke besuar në kauzën e tij e që doli të jetë një kauzë e rrejshme”, ka shkruar ai.

Më poshtë postimi i plotë:

Të ndëruar anëtarë të AAK-së dega në Podujevë dhe qytetarë Llapijan,
Unë AAK kamë aderuar në Vitin 2015 atëherë kur AAK dhe Ramush Haradinaj ishin fuqishëm kundër zajdnicës dhe kundër marrëveshjes për demarkacionin me Malin e zi , eshe pse isha shumë i zhgënjyer me koalicionin para zgjedhor prapë kam pasur një besim të kryeministri i Kosovës dhe kam vazhduar të qëndrojë si rezultat i Besimit ndaj tij.
Mirëpo ky besim filloj të zbehet në momentin kur për veten e tij dhe qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga Ramush Haradinaj u ngritën pagat 100%, përveç kësaj dëmet e mëdha i bëhen buxhetit të shtetit duke emruar rreth 23 ministri e rreth 100 zëvendësministra, skandalet nuk kanë të ndalur nga kjo qeveri e papërgjegjshme e cila hudhi ne votim virzionin e demarkacionit kufitar me Malin e zi që kishte kundërshtuar për plot 3 vjet më protestat masive të qytetarëve të Kosovës duke besuar në kauzën e tij e që doli të jetë një kauzë e rrejshme.
Pas kësaj i mashtruan qytetarët e Kosovës duke ju premtuar liberalizimin e vizave për një kohë shumë të shkurtër pasi është votuar demarkacioni i cili njihej si kusht për liberalizimin e vizave por kjo nuk po ndodhë dhe tashmë kemi përgjigjen se nuk do të ketë liberalizim të vizave deri në vitin 2020.
Të gjitha këto dëme nuk ju duken asgjë tani Qeveria e Ramush Haradinajt ka qindra këshilltarë duke keqpërdorur taksën e qytetarëve të Kosovës.
Qytetar të ndëruar Si pasojë e gjithë këtyre që i përmenda më lartë nga sot ju bejë me dije që më nuk jam pjesë e ketij subjekti politik.
Mallkuar qofshi që tradhtuat Besimin tim deri më tani.
Me respekt Ilmi Llumnica