Banorët e fshatit Dumosh të Podujevës po ankohen se po u bllokohen rrugët nga veturat dhe autobusët e lojtarëve, shkruan Llapi.info.

Ata kanë thënë për Llapi.info, ku edhe kanë dërguar pamjet, se veturat dhe automjetet tjera se ato po parkohen në rrugë, për çka, sipas tyre, po vështirësohet qarkullimi edhe për këmbësorë.

Sipas banorëve, veturat janë të futbollistëve që ndjekin ushtrimet në fushën në fshatin Dumosh. Përkundër kësaj, banorët janë shprehur se policia nuk po merr masa për t’i liruar hapësirat publike./Llapi.info.

Më poshtë pamjet: