Të ndarë nga shtëpitë tjera të fshatit, vëllezërit Bajoku nga fshati Dyz i Podujevës thonë se rruga prej 300 metra nuk po asfaltohet për arsye politike. Ata po thonë se do ta dërgojnë kërkesën e pestë në Komunë.
“Kjo rrugë është 300 metra, paret e kësaj rruge janë hëngër, por Komuna nuk po e pranon. Edhe tri here na kanë shti me pagua për projekt. Veç na kemi mbet”, ka thënë për RTK-në Hasan Bajoku.
Ai tutje thotë se do të vazhdojë të kërkojë asfaltimin e kësaj rruge.
Por, nga komuna e Podujevës e kanë mohuar se rruga nuk është asfaltuar për arsye politike, por për mungesë të mjeteve financiare.
Për më shumë, video e mëposhtme: