Në fshatin Besi të Prishtinës ka nisur asfaltimi i një rruge, por trashësia e asfaltit nuk po ju pëlqen banorëve, njofton Llapi.info

Kësisoj, një qytetar ka dërguar fotografi e video në adresë të portalit Llapi.info, duke thënë se edhe pse ishte paraparë të shtohet me 5 centimetra, ajo sipas tyre po shtrohet vetëm 2.5.

Sipas banorëve, në këtë rrugë punimet janë duke vazhduar sipërfaqësisht e me shtresë të hollë.

Më poshtë video dhe fotot: