Ansambli i valleve “Kosovo International Young Falcon” nga Podujeva do të marrë pjesë nesër, 30 korrik, në ora 19:00 në festivalin “Ditët e Folklorit” që do të mbahet në qytetin e Mitrovicës, njofton Llapi.info.

Ky festival udhëhiqet nga përgjegjësi për kulturë në Mitrovicë, Halit Behrami dhe organizohet çdo vit, ndërsa “Kosovo International Young Falcon” ka marrë pjesë në këtë festival sa herë që ai është organizuar. Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur kryetarja e këtij ansambli, Ilire Balaj.

“Çdo vit kemi marrë pjesë në këtë festival dhe çdo vit Komuna e Mitrovicës ndanë çmime si një lloj pllakate për secilin ansambël në këtë festival. Këto çmime janë me emblemë të Komunës së Mitrovicës. Gjithashtu edhe neve na është ndarë një e tillë.”tha Balaj për Llapi.info.

Balaj ndër të tjera bëri të ditur se ky ansambël nesër do të marshojë rrugës nga Komuna e Mitrovicës deri të Drejtoria e Kulturës së kësaj komune.

“Kosovo International Young Falcon” ka qenë e ftuar edhe në festivalin “I Këndojmë Lirisë” i cili mbahet në komunën e Klinës mirëpo për shkaqe financiare nuk po mundemi të marrin pjesë.

“Kemi qenë të ftuar edhe në festivalin “I Këndojmë Lirisë” që mbahet në Klinë mirëpo për shkaqe financiare nuk po mund të jemi pjesë e tij. Ndërsa për festivalin në Mitrovicë e falenderojmë “Metton Reklama”-n për financimin e transportit”- tha Balaj ndër të tjera për Llapi.info.

Përveç kryetarës së “Kosovo International Young Falcon”, Ilire Balaj, pjesë e bordit janë edhe Blinera Haxhiu, Bleona Maloku, Shkurta Llugaliu, Shkurtesa Llugaliu, Vlora Rushiti, Donjeta Rushiti, Ermira Zhegrova, Nexhmi Balaj, Enkela Ibrahimi, Miranda Haziri, Adelina Mehmeti, ndërsa valltare do të jenë 16 vajza./Llapi.info