Deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Quni përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, shkroi se kthimi i LDK-së si parti e parë në Kosovë është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që LDK të kthehet si parti e parë në vend.

Quni, i cili po qëndron në Gjermani ku ka takuar strukturat e partisë atje, tha se kthimi i Lidhjes Demokratike si parti e parë i duhet Kosovës.

Ai ndër tjerash tha se do ta arrijnë këtë.

“Rrugëtimi i përbashkët me bashkatdhetarë është objektiv i dy njerëzve më të çmuar të LDK-së: të parit tonë historik, Presidentit Rugova, si dhe të parit tonë sot, kryetarit të rikthimit, Lumir Abdixhiku” – shkroi ai.

Postimi i tij:

Bashkë për atdheun

Me bashkatdhetarë dhe struktura të Nëndegës së LDK-së Niedersachsen (Saksoni e Ulët), në Gjermani.

Është domosdoshmëri dhe imperativ i kohës që, LDK; e para e Republikës të kthehet në vend të parë. Kjo i duhet Kosovës. Dhe këtë bashkë do ta arrijmë.

Rrugëtimi i përbashkët me bashkatdhetarë është objektiv i dy njerëzve më të çmuar të LDK-së: të parit tonë historik, Presidentit Rugova, si dhe të parit tonë sot, kryetarit të rikthimit, Lumir Abdixhiku.