Është anuluar tenderi për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve për vitet 2021/2024, i shpallur nga qeveria e kaluar me vlerë prej 44 milionë eurosh.

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi i cili tregoi se pos këtij vendimi është anuluar edhe ai që parashihte privatizimin e shërbimit të patentë shoferëve, njofton Klan Kosova.

Fat të njëjtë, sipas Durmishit pritet të kenë edhe disa vendime tjera të dëmshme dhe të marra në kohë të dyshimtë.