Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, me rastin e shënimit të Ditës së Evropës ka thënë se shpreson që ditët e ardhshme të Evropës, Kosova të jetë sa me afër BE-së
Ajo tha se Kosova është e gatshme për kryerjen e punëve të cilat i janë caktuar dhe se 9 maji i vitit të ardhshëm do të jetë datë ku kosovarët do ta kenë lëvizjen e lirë, dhe liberalizimin e vizave.
Ndërkaq, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha që Kosova e ka kryer punën më të madhe për liberalizimin e vizave, mirëpo kanë mbetur ende sfida për t’u tejkaluar.
Ajo ka thënë se nuk mund të flitet për një afat kohor për heqjen e vizave.
Ministrja Hoxha dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Apostolova këto komente i kanë bërë sot gjatë aktiviteteve të organizuara me rastin e shënimit të 9 majit, “Ditës së Evropës”.