Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Arben Gashi ka folur në lidhje me ndërprerjen e seancën pas protestës së VV-së, me të hyrë në sallë zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, raporton IndeksOnline.
Ai ka thënë se ky është veprim arbitrar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe se nëse deputetët vlerësojnë se kjo qeveri nuk duhet të funksionoj dhe se ky zëvendëskryeministër nuk duhet të ushtroj këtë funksion, atëherë ka forma kushtetuese siç është mocioni.
Sipas tij veprimet e Vetëvendosjes të cilët duke i goditur tavolinat e tyre me duar pamundësuan fjalimin e Selmanajt në Kuvend, janë të papranueshme.
“Nëse Vetëvendosje e vlerëson se në kuvendin e Republikës së Kosovës, qeveria e Kosovës nuk duhet të jetë kjo, nëse kanë vërejtje për ndonjërin anëtarë, Kushtetua i parasheh mekanizmat demokrati, mocioni i mosbesimit apo ndaj ndonjë anëtari të saj”, tha Gashi.
Ai ka thënë se Kuvendi po kapet peng nga kryesuesja e saj, Arbëri Nagavci dhe nga deputetët e Vetëvendosjes.
“Ne deklarojmë se Kuvendi i Republikës po kapet peng nga drejtuesja e Kuvendit dhe nga deputet e partive politike. Drejtuesja e seancës duhet të garantoj kushte që secili deputet të përfaqësoj politikën e tij të deklaroj”, tha Gashi.
Tutje ai tha se ajo çfarë ka ndodhur sot në Kuvend është veprim i dhunshëm.
“Ajo që ka ndodhur sot është veprim i dhunshëm i VV-së, Kuvendi funksion me shumicë, shumica vendos, nëse janë shumicë që mendoj se kjo qeveri është e gabuar, nëse mendojnë që ky zëvendëskryeministër nuk duhet të vijë, është mocioni i mosbesimit, dhe ai automatikisht, nuk kanë nevojë për veprim të dhunshëm”, theksoi Gashi.