Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai në ” në ATV tha se LDK-ja ka koncepte të ndryshme me ato të LV-së dhe dhe se puna e dialogut është e Qeverisë.

“Nuk kemi si të përfshihemi sepse kemi koncepte komplet të ndryshme. Ata gjuajnë gazë lotsjellës, molotov, kanë bombarduar Kuvendin. (…) Ne e kemi pozicionin në Kuvend, nga pozicioni i Kuvendit do të jemi konstruktiv. Ata (LV-ja) nga ekzekutivi e kanë përgjegjësinë. Kemi edhe vendim gjykatës për këtë punë ku thotë se me këtë duhet të merret Qeveria e ne nuk jemi në Qeveri,” – u shpreh Gashi.

“Çka me bo ne aty me ja mbajt çantën Albin Kurtit a?,” – tha tutje ai.

Tutje, Gashi ka shtuar se LDK-ja, sipas tij, do të rritet për 25 për qind.