Aksionet e fundit në veri janë kritikuar së fundmi nga faktori ndërkombëtar për siç kanë thënë për mos koordinim.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ditë më parë ka thënë se Policia e Kosovës me udhëzimin e ministrit të Brendshëm, kreu operacione në veri të Kosovës, në mënyrë që ne menduam se nuk kontribuon në synimet tona afatgjate për stabilitetin dhe sigurinë.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se gjithmonë janë zhvilluar aksione në veri, por jo me demonstrim force.

“Aksione janë bë gjithmonë, prezencë të policisë ka pas gjithmonë, Marko Gjuriq është arrestuar në tubim dhe është sjell në Prishtinë sepse ka hy pa leje në Kosovë. Atje është shtri autoriteti, por institucionet e Kosovës kanë pas dy elemente që kanë qenë në favor të vetin, e para nuk kanë dashtë me demonstrua, për arsye të përfitimit elektoral që sot është e kundërta, e dyta duke mbajt diskrecionin por duke shtri autoritetin, kanë përfituar edhe mbështetje ndërkombëtare”, thotë Gashi.

“Ndërsa sot, kurgjo nuk ka ndryshua, shkohet demonstrohet me bicikleta ministri i brendshëm dhe bën kajak nëpër Ujman, me demonstru forcë, mentalitet bizantin.

Qytetarët e Kosovës janë shumë intelegjent, nuk ta falin, nuk na kanë falë neve. Duhet mençuri, nuk duhet kapadajllëk. Tanë e dimë çfarë fuqie ka Xhelal Sveçla, me atë Elbert Krasniqin në veri çka po donë me thanë me atë, që pak me ia blloku rrugën duhet me shkuar me nxjerrë KFOR-i, ose me u vra djemtë e vajzat tona atje. Demonstrimi është i papranueshëm sepse interpretohet nga një palë e tretë si demonstrim force. E mirë është që popullsia lokale nuk ka reaguar”, tha ai në Kanal10.