Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se Qeveria Kurti po rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, duke aluduar për tollovinë e krijuar para sallës 1 Tetori, ku qytetarët po presin për t’u vaksinuar.
Gashi ka publikuar një foto prej atje ku shihen të moshuarit duke pritur, duke thënë se kjo është paaftësi e Qeverisë për të organizuar një proces vaksnimi.
“Kjo qe shihet ne foto eshte paaftesia e qeverise per te organizuar nje proces vaksinimi, kur i shtohet kesaj edhe deshtimi per te siguruar vaksina, na rezulton se kjo qeveri e paafte po rrezikon jeten dhe shendetin e qytetareve!”, ka shkruar Gashi.