Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se para vendimit për marrjen e çdo mase ndaj virusit Covid-19, ato diskutohen me ekspertë dhe me njohës të fushës. Këtë deklaratë ai e dha në Kuvendin e Kosovës, pas kritikave që mori nga opozita për mbylljen dy javore të vendit, si pasojë e rritjes së rasteve pozitive me koronavirus.
“Të gjitha masat që merren në MSH diskutohen me shumë akterë dhe natyrisht në bazë të rekomandime të ekspertëve të IKSHPK-së. Kërkesa për masa më rigoroze nga IKSHPK-ja janë bërë qysh në muajin nëntor të 2020-ës. Këto masa i kemi analizuar nga çdo perspektive. Përsa i përket efektshmerisë i keni parë statistikat e javës së kaluar. Janë dhjetëra më shumë raste të vdekjeve dhe të hospitalizimeve”, deklaroi Vitia.
Ndër të tjera, ministri Vitia para deputetëve tha sot se masat kanë dhënë efekt pozitiv në uljen e rasteve me Covid-19.
“Masat kanë dhënë efektin e tyre,. Spitalet tona në këtë javë dhe në atë të kaluar kanë marrë frymë më lirshëm sesa javëve të kaluara”, ka thënë më tutje Vitia. /Express.