Derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës po debatojnë në lidhje megjendjen e shqiptarëve në Veri të Mitrovicës, një replikë e ashpër ka ndodhur në mes të deputetit të VV-së Arbër Rexhaj dhe atij të Listës Serbe Igor Simiqm, raporton IndeksOnline.

Derisa Rexhaj tha se Lista Serbe ka ardhur e është bërë pjesë e Kuvendit përmes shantazheve e kërcënimeve që i kanë bërë pjesëtarëve të komunitetit të tyre i menjëhershëm ishte reagimi i Simiq i cili tha se për fjalorin e përdorur atij do të duhej t’i ndalej fjala nga kryetarja e Kuvendit.

“Ne kemi ardhur në pushtet, për shkak të votave që kemi marrë. Ne nuk jemi për të fshehur asnjë krim dhe duam zbulimin e tyre”, tha Simiq.

Ndërsa në kundër replikën e tij, Rexhaj tha se derisa shteti serb të mos kërkoj falje për krimet e kryera në Kosovë, ata vazhdojnë të mbesin fajtor.

“Ne e dimë se si ju keni ardhur në këtë Kuvend, e kushdo që dëshiron t’io besoj këtyre që ju thoni le t’i besoj. Ju keni kryer krime të Kosovë, ju keni vrarë, keni masakruar, keni dhunuar, keni kryer gjenocid dhe Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera”, tha Rexhaj.