Llapi sot ka promovuar fanellat e reja me dizajn unik, kështu duke nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me kompaninë e fuqishme, ArdiNet.
Më këtë rast, kompania “ArdiNet” ka uruar që në fund të sezonit Llapi të kurorëzohet me titullin kampion.
“ArdiNet do ta përkrahë fuqishëm edhe këtë sezon në cilësinë e sponsorit skuadrën K.F. Llapi. Urojmë që në fund të sezonit të kurorëzohet me titullin e të parit. Duke ndihmuar biznesin e vendit tënd, ndihmon vetën tënde”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Këtë marrëveshje e ka mirëpritur edhe klubi nga Podujeva.
“Pas marrëveshjes së arritur, në praninë e Nënkryetarit të klubit, z. Amrush Batatina dhe Përfaqësuesit të kompanisë ArdiNet, Ymer Kurtolli, është nënshkruar kontrata e sponsorizimit një vjeçar, me ç’rast klubi me kënaqësi do mbaj logon e ArdiNet në fanellat e edicionit 2019/20. Ky është viti i dytë i bashkëpunimit dy palësh, andaj jemi të sigurtë që ky vit do jetë edhe më i suksesshëm për klubin dhe kompaninë sponsorizuese, ArdiNet”, ka njoftuar klubi./Llapi.info