Klan Kosova ka raportuar javën që shkoi për sëmundjen foshnjës 3 muajsh, Argjend Latifit, për të cilin shumë njerëz ofruan kontributin e tyre.

Prindërit e djaloshit në fjalë kërkuan 7,800 euro, për operimin e Argjendit, ndërsa shuma nga donacionet e ndryshme arriti në 21,000 euro.

Mirëpo, pas disa kontrolleve të mëtutjeshme pediatrike dhe tek qendra diagnostifikuese terapeutike “Medicus” në Lipjan, Argjenti u diagnostifikua me hipotrofi (mos shtimi në peshë) dhe që nuk ka nevoje për ndërhyrje kirurgjike.

Për momentin vogëlushi është ndalur në Klinikën e Pediatrisë, dhe po trajtohet për diagnozën e lartpërmendur.

E vetë i ati që është i papunë, dhe me gruan e Argjendin jeton në një dhomë, thotë se me paratë e mbledhura do ta ndërtojë një shtëpi, njofton Klan Kosova.