Duke filluar nga e hëna, arkivi historik do të zhvendoset në ish-objektin e Komuëns së Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur me anë të një njoftimi për medie Komuna e Podujevës.
“Komuna e Podujevës njofton të gjithë qytetarët se duke filluar nga dita e hënë, 15 shkurt 2021, Arkivi historik do të zhvendoset në ish objektin e Komunës. Të gjitha shërbimet e arkivit, të cilat deri më tani janë ofruar në objektin e deritashëm, tani e tutje qytetarët do të kenë mundësinë t’i marrin në këtë objekt. Zhvendosja e arkivit është bërë për shkak të kushteve më të mira infrastrukturore që ofron ish objekti i administratës komunale. Me këtë u përmbush me sukses edhe një premtim nga qeverisja e re komunale”, thuhet në njoftim./Llapi.info