Armela Segashi e cila mbeti e vrarë në sulmin e të premtes në Mynih të Gjermanisë do të varroset sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit në Podujevë, përkatësisht te Hekurudha.
Njoftimin për orën dhe vendin e varrimit të Armelës e ka bërë vëllau i saj, Arbnor Segashi përmes një postimi në Facebook, transmeton Llapi.info
“Qytetarë të nderuar, miqë, shokë dhe farefis
Ju njoftojm se varrimi i vajzës – motres tonë ARMELA SEGASHI bëhet ditën e martë me daten 26.07.2016 në ora 17:00 në varrezat e qytetit ne Podujevë ( te hekurudha )”, ka shkruar Arbnori në profilin e tij.
Sot do të bëhet edhe varrimi i Dijamant Zabërgjës nga Vushtrria në ora 14:00 në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë/Llapi.info