Më 6 gusht të këtij viti në magjistralen Prishtinë – Podujevë u arrestuan katër persona pasi që janë kapur në flagrancë duke transportuar migrantë në drejtim të Serbisë, njofton Llapi.info.
Ndërsa, Njësitë e Hetimeve të Policisë Kufitare kanë arrestuar edhe pesë persona tjerë të dyshuar, për shkak se të njëjtit në mënyrë të vazhdueshme për përfitim material kanë kontrabanduar shtetas të ndryshëm nga Qendra për Azil në Magure në drejtim të Serbisë me qëllim të shkuarjes së tyre në vendet e BE-së.
“Magjistralja ‘Prishtinë-Podujevë’ 06.08.2019 – 20:00. Pas hetimeve të zhvilluara nga Njësitë e Hetimeve të Policisë Kufitare janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për shkak se të njëjtit dyshohet që në mënyrë të vazhdueshme për përfitim material kanë kontrabanduar shtetas të ndryshëm nga Qendra për Azil në Magure në drejtim të Serbisë me qëllim të shkuarjes së tyre në vendet e BE-së. Dy nga të dyshuarit janë punëtor të sigurimit në Qendrën e Azilit në Magure. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia./Llapi.info