Policia e Kosovës raporton se dje në Podujevë në orën 11:05, 11:10 dhe 11:30 janë arrestuar tre persona sipas urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore Prishtinë dega në Podujevë. Sipas policisë, të arrestuarët janë dërguar në mbajtje në Burgun e Dubravës.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
“Rr. “Skënderbeu” , Podujevë 24.11.2015-11:05. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Rr. “Zahir Pajaziti” , Podujevë 24.11.2015-11:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
Rr. “Ali Ajeti”, Podujevë 24.11.2015-11:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në raportin 24 orësh të dërguar nga Policia e Kosovës, përcjell Llapi.info./Llapi.info