16 persona janë arrestuar, kurse shtatë të tjerë janë në kërkim pas një aksioni të policisë së Kosovës të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm rajonin e Ferizaj, Gjilanit dhe Prishtinës.

Këta persona u ndaluan nën dyshimin se kanë kontrabanduar cigare, pa banderola e me banderola rreth 400 mijë sish si dhe rreth shtatë tonë vaj motorik, njofton Klan Kosova.

Policia nga të dyshuarit ka konfiskuar 17 vetura me të cilat dyshohet se janë kryer veprat penale .

Mallrat e sekuestruara kapin vlerën e 100 mijë eurove, ndërsa ky grup i krimi të organizuar duke i i kur tatimit i ka shkaktuar dëm shtetit në vlerë të 1 milion eurove.

Prokurori i Shtetit për komunikim me media në Prokurorinë Speciale, Sylë Hoxha, ka bërë të ditur në një konferencë për media se për 16 të arrestuarit do të kërkojë paraburgim,

Grupi është hetuar që një vit.