Dy persona janë arrestuar dje në nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “dhunim”.

Sipas policisë, të dy me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Njëri nga rastet ka ndodhur në Fushë Kosovë, teksa tjetri në Prishtinë.

“Fushë Kosovë / 18.08.2024 – 20:30. Më 20.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

“Prishtinë / 17-18.08.2024 – 21:00-00:00. Më 20.08.2024 viktima kosovare ka njoftuar se është dhunuar nga i dyshuari kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet ndër të tjera në njoftim.