Një rast- shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, është hapur nga policia në Podujevë, ku një plumb bredhës ka dëmtuar një dritare të lokalit që ndodhet në rrugën e xhamisë, njofton Llapi.info

Policia ka edhe për dy raste të tjera të ndara, një në Podujevë dhe një në fshatin Letanc të Podujevës, ku janë përdorur armë zjarri në ahengje familjare.

Gjatë kontrollit të policisë për këto raste, janë konfiskuar katër armë dhe janë arrestuar dy persona S.S, 66 vjeçar dhe M.H 50 vjeçar.

Të arrestuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info