Policia në raportin ditor bën të ditur se janë arrestuar dy persona në Podujevë, njofton Llapi.info
Sipas PK-së në lidhje me rastin e grabitjes në fshatin Dumosh është arrestuar një person, i njëjti me vendim të gjykatës është dërguar në mbajtje.
Personi i dytë i kërkuar nga Policia është arrestuar në fshatin Peran, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata. I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info