Mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Bajçinë të Podujevës janë arrestuar dy persona, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi i të dyshuarve është bërë pasi që të njëjtit kanë tentuar ta sulmojnë njëri-tjetrin.

“Fsh. Bajqinë Podujevë 26.07.2019-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi të njëjtit kishin tentuar ta sulmojnë njëri tjetrin lidhur me një mosmarrëveshje mes tyre. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thotë Policia./Llapi.info