Dy persona janë arrestuar sot në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, njofton Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës në raportin e përditshëm, derisa PK-ja pa dhënë detaje tjera ka thënë se arrestimi i tyre është bërë për zjarrvënie.

“Fshati Llapashticë e Epërme, Podujevë 07.12.2019-02:28. Lidhur me rastin raportohet se me datën 09.12.2019 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “zjarrvënie”./Llapi.info