Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Podujevë, pasi të njëjtit kanë kërcënuar një person tjetër, transmeton Llapi.info.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë kanosur viktimën mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin ditor të Policisë.

Pa dhënë detaje tjera dhe arsyet e kërcënimit, siç ka thënë Policia, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Llapi.info