Dy persona janë arrestuar në rajonin e Podujevës, pasi të njëjtit kanë ushtruar dhunë në familje, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, në një rast është arrestuar një grua, e cila ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.

“Podujevë 02.04.2021 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, në një tjetër rast është arrestuar një burrë, i cili ka ka shkaktuar dhunë në familje ndaj dy anëtarëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka shkaktuar dhunë në familje ndaj dy viktimave meshkuj kosovarë. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë PK në raportin e saj të së premtes./Llapi.info