Dy persona në dy raste të ndara janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë,  shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, të dytë janë të dyshuar për dhunë në familje.

Siç thotë Policia e Kosovës, njëri është liruar, kurse tjetri është dërguar në mbajtje.

Njoftimet:

Podujevë 15.05.2023 – 20:40. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti  me rekomandim të prokurorit pas intervistimit është liruar.

Podujevë 16.05.2023 – 17:56. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima me kërkesën e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 

 

 

 

/llapi.info/