Dy persona të kërkuar nga Policia janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Llapi.info

Sipas PK-së, arrestimi i njërit ka ndodhur në rrugën “Xhemajl Mustafa”. Arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega Podujevë. I njëjtit për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës.

Kurse, arrestimi i personit të dytë sipas policisë ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushefci”. Sipas PK-së, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë. I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Dubravës.