Dy persona janë arrestuar në Podujevë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, njofton Llapi.info.
Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj të përditshëm, teksa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Pa dhënë detaje tjera, rasti në Policinë e Kosovës është cilësuar si “lëndim i lehtë trupor”./Llapi.info