Foto Ilustrim

Një rrahje ka ndodhur në fshatin Siboc të Epërm të Podujevës, ku të përfshirë kanë qenë tre persona, raporton Llapi.info.

Rastin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës. Sipas PK-së, dy të dyshuar janë arrestuar pasi të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht viktimën.

“Fsh. Sibofc i Epërm, Podujevë 13.04.2020 – 13:55. Me date 16.03.2020 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.