CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Obiliq, janë arrestuar dy persona që ishin në kërkim.

24-vjeçari F.S., u arrestua në Obiliq, pasi ishte dënuar me 4 vjet e dy muaj burg për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.

Ndërkaq në Prishtinë u arrestua 42-vjepari V.K., i dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të dy të dyshuarit, pas përfundimit të procedurave të nevojshme, janë dërguar në vuajtje të dënimit, shkruan Indeksonline.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Realizohen katër urdhëresa të gjykatës

Nga zyrtarët policor në dy lokacione të ndara, në Prishtinë dhe Obiliq , janë arrestuar dy persona të cilët kërkoheshin me nga dy urdhëresa aktive të gjykatës.

Personat dyshuar:

-F.S, mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Obiliq, është i dënuar me burgim, (4 vite e dy muaj) për veprat vjedhje dhe vjedhje e rëndë dhe

-V.K, mashkull, 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar në Prishtinë, është i dënuar me burgim, (3vite) për Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit.