Policia rumune ka arrestuar katër kosovarë.
Sipas raportimeve të mediave rumune, të katërtit dyshohet se në këmbë dhe ilegalisht po tentonin të kalonin kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë, transmeton lajmi.net.

Të arrestuarit raportohet të jenë të moshës 24 deri në 28 vjeç, ndërkaq që njëri prej tyre është 17 vjeçar.

Të njëjtit në polici kanë deklaruar se në mungesë të vizave Schengen, kanë tentuar që në këtë zonë të hynë ilegalisht.

Detaje të tjera lidhur me rastin nuk janë dhënë.