Mbrëmjen e së martës, katër persona janë arrestuar në magjistralen Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.
Arrestimi i tyre është bërë pasi që janë kapur në flagrancë duke transportuar migrantë në drejtim të Serbisë.
“Magjistralja Prishtinë-Podujevë 06.08.2019-20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke transportuar migrant në drejtim të Serbisë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës./Llapi.info