Policia e Kosovës nga rajoni i Podujevës gjatë ditës së sotme ka arrestuar në këtë qytet katër femra me shtetësi shqiptare.
Të njëjtat kanë plaçkitur ari në dy argjendari të këtij qyteti. Pas arrestimit atyre u janë gjetur në çorape një unazë dhe një zinxhir.
Njëra nga të arrestuarat është nga Shqipëria, e të tjerat janë nga rrethina e Suharekës.
Isak Ejupi, komandant i stacionit te Policisë në Podujevës e ka konfirmuar rastin për Indeksonline.
“Rasti është duke u trajtuar nga ana e policisë së Kosovës”, ka thënë Ejupi.
Ndërkaq njëri nga shitësit ka thënë se plaçkitëset i ka njohur përmes fotografive që atyre u kishin dërguar koleg të tyre nga Peja në mënyrë që të kenë kujdes nga to./Indeksonline