Dje në ora 13:50 në Pikë Kalimin Kufitar në Merdar është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar librezën e automjetit që po voziste.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, Njësiti policor në dalje nga RKS ka ndaluar automjetin VË me targa 01-669-DP që drejtohej nga i dyshuari mashkull K/Serb. Gjatë kontrollit është vërejtur se libreza e automjetit dyshohet të jetë falsifikuar dhe automjeti kërkohet nga njësiti i auto-krimeve. Automjeti së bashku me dokumentacion, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, një femër tjetër në orën 12:30 në Merdar që ishte në kërkim nga policia, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga njësiti i hetimeve rajonale në Prishtinë është arrestuar e dyshuara femër K/Serbe dhe i njëjta është dërguar në NJHR-Prishtinë.
Policia nuk ka treguar arsyet pse ka qenë në kërkim kjo femër./Llapi.info